Google search engine
Home Aktualitet “O burra tani dhe nja tre të tjera”, Artan Hoxha i publikon...

“O burra tani dhe nja tre të tjera”, Artan Hoxha i publikon fletëthirrjen e Prokurorisë Bashës dhe bën paralajmërimin e fortë

0
443

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të thërritet në Prokurori në cilësinë e të pandehurit për kontratat e lobimit në SHBA. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet ndër të tjera se Basha do të shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet, ashtu siç e parashikon procedura. Basha duhet të paraqitet të hënën e 17 qershorit, në orën 09:00, në zyrat e organit të akuzës.

Përveç kryeopozitarit, për këtë çështje janë proceduar Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Sipas prokurorëve Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kolë Hysenaj, tre të pandehurit kanë kryer vepra penale të parashikuara nga nenet 190/3 dhe 287/ç të Kodit Penal.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha i cili shkruan se pas Bashës duhen dërguar edhe tre mandate të tjera për Berishën, Metën dhe Ramën.

Postimi i Hoxhës:

Te birit te Xhelalit dhe Remzies i vajti mandata te dera,…. mire, shume mire…
O burra tani dhe nja tre mandata te tjera, 
per te birin e Rames dhe Sheqeres nga Vicidoli, 
per te birin e Rexhepit dhe Fiqiretes nga Cepani, 
dhe se mos harroni edhe nje per te birin e Kristaqit dhe Anetes… 
dhe keshtu te shpetojme nje here e mire nga kjo histori se na plaset buzen…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here