Kush është 24-vjeçari që u ekzekutua dje në Laç, si ndodhi sherri për një vend parkimi

0
491

Me një breshëri kallashnikovi u vra mbrëmjen e djeshme në Laç  pranë stadiumit këtij qyteti 24-vjeçari Viktor Shkorreti. Mësohet se disa bashkëmoshatarë të tij, kanë dashur të parkojnë në vendin ku po linte makinën, viktima, 24-vjeçar. Menjëherë mes tyre lindi një sherr dhe njëri nga të përfshirët nxori automatikun dhe me një breshëri  plumbash dhe vrau 25-vjeçarin. Viktima është me orgjinë nga Mirdita dhe prej vitesh jetonte në qytetin e Laçit. Dinamika e ngjarjes pritet të zbardhet nga policia, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Po ashtu janë ngritur post-blloqe të shumta për të bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar. Theksojmë se një ditë më parë qyteti i Laçit kishte shumë vizitorë pasi ishte dita e Shna Ndoit. Mijëra besimtarë shkruan në kishën e Laçit për të falur mëkatet dhe plotësuar dëshirat e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here