Parlamenti ka miratuar rezolutën kundër vendimit të Presidentit Ilir Meta që anuloi datën e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.Pas 5 orësh debat në Kuvend, Parlamenti e miratoi me 100 vota pro rezolutën, 7 kundër dhe 2 abstenime, kurse 1 deputet nuk votoi.
Në rezolutën e mazhorancës kërkohet që Presidenti Meta të reflektojë lidhur me datën e zgjedhjeve. Qeveria dhe shumica parlamentare e konsideron të pavlefshëm vendimin e Presidentit Ilir Meta që anuloi datën 30 Qershor për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, me argumentimin se nuk është në kompetencat e tij. Lefter Maliqi, Elda Hoti, Klajdi Qamo, Artur Roshi, Enver Roshi, Eugen Bojaxhiu, Gjetan Gjetani ishin 7 emrat që votuan kundër rezolutës për Ilir Metën sot në Kuvend.7 deputetët i përkasin grupit të ri të opozitës, ardhur nga listat zëvendësuese të PD e LSI.








































