Gjermanët tjetër goditje opozitës: Loja nuk mund të ndërpritet në mes, bojkoti i Parlamentit është i papranueshëm për ne

    0
    350

    Opozita jo-parlamentare po i merr goditjet nga të gjitha anët. Vendimi për djegien e mandateve i befasoi të gjithë ndërkombëtarët, të cilët ende janë shumë të irrituar me PD-LSI. Këtë irritim e shprehu dje edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Social-Demokrate, Josip Juratovic. Gjatë një takimi të zhvilluar me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjermani deklaroi se braktisja e Parlamentit nga opozita është e papranueshme. Sipas tij, loja nuk mund të lihet përgjysmë. Duke folur edhe për negociatat, Juratovic shtoi se Gjermania është gati për të mbështetur dhe ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim. Ai vlerësoi edhe reformat e ndërmarra nga Shqipëria. “E ardhmja europiane e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është një prioritet i vazhdueshëm i Bundestagut. Bundestagu është njohur me vlerësimin e Komisionit Europian, i cili rekomandon hapjen pa kushte të negociatave. Por për arsye kohe, do ta shqyrtojmë këtë rekomandim në vjeshtë. Unë kam disa mesazhe për politikanët shqiptarë. Të gjithë ju duhet ta kinit të qartë se bojkotimi i parlamentit është i papranueshëm, për standardet tona demokratike. Është njësoj sikur besimtarët të braktisin kishën e tyre. Ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë dhe kërkojmë vetëm të na bëni të qartë cilat janë nevojat tuaja prioritare. Parlamentarët duhet të jenë gjithmonë shprehës të interesave të qytetarëve. Ne do t’ju ndihmojmë edhe për përgatitjen për të negociuar, për fuqizimin e parlamentit, demokratizimin e partive politike dhe konsolidimin e shoqërisë civile. Gjatë një ndeshjeje mund të bëhen gabime, por loja nuk ndërpritet dhe ndeshja nuk braktiset”, tha Josip Juratovic. Ruçi nga ana tjetër shprehu pritshmërinë për marrjen e mbështetjes së Bundestagut për autorizimin e Qeverisë Gjermane në dhënien e dritës jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë, bazuar në progresin e reformave të ndërmarra. Hapja e negociatave do të lehtësonte më tej procesin e reformës në Shqipëri, do të forconte mbështetjen e projektit evropian nga qytetarët tanë dhe do të rriste paqen dhe stabilitetin në rajon.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here