Bëri gafën e madhe kur e pyetën për LSI-në, deputetja e re pa asnjë eksperiencë pune zbret në terren dhe ka dy fjalë për të gjithë (FOTO)

0
320

Deputetja Elda Hoti ka deklaruar së fundmi se rruga që lidh banorët e zonës së Adriatikut në Kurbin me qytetin e Durrësit është shkatërruar. Sipas saj rruga është dëmtuar pas punimeve që ka bërë firma e ndërtimit të ujësjellësit te Durrësit, për dërgimin e tubacioneve në qytetin bregdetar.

Reagimi i plotë:

“Shkatërrimi i Adriatikut akt anti-kombëtar!

Bashkë me banorët e zonës së Adriatikut në Kurbin, kemi protestuar sot, lidhur me dëmtimin e rrugës që i lidh me qytetin. Rruga është dëmtuar pas punimeve që ka bërë firma e ndërtimit të ujësjellësit te Durrësit, për dërgimin e tubacioneve në qytetin bregdetar.

Pas përfundimit të punimeve, kompania e ka lënë rrugën të dëmtuar dhe nuk është kujtuar ta çojë në gjendjen e mëparshme. Do jem mbështetje për ju. Deputetët përfaqësojnë zgjedhësit. Banorët në zonën tonë, deputetët i shohin dhe njohin vetëm në kohë votimesh.  Nëse në këtë zonë do kishin vilat fëmijët e qeveritarëve, do ishin shtruar 10 rrugë.”

Kujtojmë që Elda Hoti pak javë më parë ka deklaruar se puna e parë që ka bërë është ajo e deputetes. Madje ajo habiti me deklaratën e  saj pasi nuk e dinte se kush ishte krijuar LSI-ja, partia që atë e fundit në listën për deputete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here