Shtëpia e një fermeri ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e kaluar. Një grup komandosh prej të paktën 3 personash, të veshur me uniforma policie kanë hyrë në banesën e fermerit Avdi Daka, 50-vjec, në Tapizë, Krujë.
Ata kanë marrë një sasi të konsiderueshme stolish ari dhe paratë që kanë gjetur në banesën e Dakës.
Në momentin e grabitjes, në banesë ndodhej vetëm fermeri dhe bashkëshortja e tij.