Pritet debat i fortë / Mbërrin në KQZ dekreti i Metës, kush janë dy anëtarët që kërkuan mbledhje urgjente

0
368
Ka mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dekreti i Presidentit të Republikës, Ilir Meta për anullimin pa afat të zgjedhjeve.
 
Mësohet se KQZ do të nisë në orën 12:00 mbledhjen për të diskutuar dekretin e Metës.

Ndërkohë që ky dekret pritet të shoqërohet me debate brenda këtij institucioni, ku anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste në KQZ, kanë njoftuar një mbledhje urgjente të këtij institucioni.

Mbledhja është kërkuar nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari, Bledar Skenderi.

Disa orë më parë, PS vendosi të mos njohë dekretin e Ilir Metës dhe për rrjedhojë të nis procedurat për shkarkimin e tij.

Këtë qëndrim me gjasa do të reflektojnë edhe anëtarët e zgjedhur nga PS në KQZ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here