Gazetari i prestigjiozes gjermane BILD, Peter Tiede ka komentuar vendimin e ndërmarrë nga Presidenti Meta për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Duke thënë se shpreson që vendimi i Presidentit të mos ketë ardhur prej tij, Tiede shkruan që ndihet i nderuar nga marrja në konsideratë e publikimeve, ndërsa me përulësi shton se: Unë jam vetëm një gazetar.
“Presidenti i Shqipërisë ka anuluar datën e zgjedhjeve (jo për shkakun tim… shpresoj). Dhe pastaj kjo. Jam i prekur- por ky është një nderim shumë i madh… Unë jam vetëm një gazetar. Faleminderit”, shkruan ai.
Ndërkohë kujtojmë se vendimi i Presidentit erdhi vetëm pak ditë pas publikimit të audio-përgjimeve nga ana e Peter Tiede në BILD, audio-përgjime këto në të cilat flitet për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 2017.