Meta i anuloi, zbulohet ‘basti’ i kryeministrit Rama për zgjedhjet e 30 qershorit

0
345

Presidenti i Republikës Ilir Meta anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit  duke çdekretuar vendimin e tij të nëntorit të kaluar. Ky vendim sipas Presidentit erdhi si pasojë e mosreflektimit të asnjërës palë dhe me vetëdije të plotë se kushtet aktuale në krizën që po kalon vendi nuk mund ta mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta dhe demokratike.

Këtë vendim të Presidentit, pasi kishte nisur protesta e opozitës, kryeministri Edi Rama  e mësoi gjate fjalës elektorale qe po mbante ne Berat. Ai  tha se zgjedhje do të ketë dhe nuk habitet nga vendimi o Presidentit.

Pas kësaj të shumta kanë qenë edhe reagimet nga qytetarët në rrjetet sociale. Një nga ata “sfidon” kryeministrin Rama duke i thënë se nëse zgjedhjet bëhen në 30 qershor, në 1 korrik ai do të hyjë me Partinë Socialiste.

Rama i përgjigjet: Bastet jane te paligjshme, po mirese te vish ne PS ne 1 korrik

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here