Google search engine
Home Politike Drejtesi Ishte kundër heqjes së “burgut përjetë” për Dritan Dajtin, merret vendimi drastik...

Ishte kundër heqjes së “burgut përjetë” për Dritan Dajtin, merret vendimi drastik për kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër

0
437

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha. Vjerdha është nga dy gjyqtarët që votuan pjesërisht kundër ndryshimit të vendimit për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të njoftonte të mërkurën vendimin e për Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha por u shty për sot për shkak se KPK rihapi hetimet për gjyqtarin. Denoncimet mbi uljen e dënimit të një çifti të akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha dhe pafajësia për dy zyrtarë të akuzuar për shpërdorim detyre, u dukën si problemet kryesore me të cilat u përball gjatë seancës dëgjimore Vjerdha. Vjerdha, sipas relatimit të çështjes ndaj tij në seancë dëgjimore të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk kishte probleme të mëdha sa i përket kriterit të pasurisë dhe u gjet pa probleme në kriterin e figurës, ndërkohë ai u përball me kritika për profesionalizimin. Seanca dëgjimore ndaj Vjerdhës u kryesua nga Olsi Komici, anëtare Pamela Qirko dhe relator Lulzim Hamitaj. Ky i fundit dhe gjyqtari “debatuan” në fund të seancës pasi Komisioneri kërkoi shpjegime shtesë mbi pasurinë dhe vendimarrjen e Vjerdhës në rastin e denoncuar. Vjerdha kundërshtoi një nga denoncimet duke shpjeguar se vendimi ishte i bazuar, ndërsa pranoi si gabim të tij vendimin për të pushuar çështjen ndaj dy zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim detyre

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here