Policia greke ka goditur një bandë shqiptarët e përbërë nga vëllezër, motra dhe të afërm, që akuzohen për 33 grabitje banesash, nga të cilat 9 kanë qenë të disa futbollistëve.
Të arrestuarit janë; Albert Gjergji, Algita Gjergji, Anton Gjergji, Bardhok Gjergji dhe Nikolin Gjergji. Dy nga shqiptarët janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.Shqiptarët, pasi i piketonin arrinin që të futeshin në apartamente duke marrë bizhuteri, para dhe veshje. Sipas medieve greke ata përdornin dy makina, njëra për grabitjen dhe tjera për arratisjen.
