Firmosi dekretin e anulimit pa afat të zgjedhjeve, Astrit Patozi sulmon ashpër Ilir Metën dhe zbulon prapaskenat e rënda: Është produkti i pazareve të pista

0
326

Astrit Patozi ka reaguar pas zyrtarizimit të presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Patozi sulmon ashpër presidentin dhe shprehet se ka harruar se përfaqëson popullin.

Postimi

KONSIDERATAT NEGATIVE TË PRESIDENTIT NA SHTOJNË VOTAT

Meqë Presidenti i Republikës i paska lejuar vetes që të harrojë se përfaqëson unitetin e popullit dhe ka shprehur konsiderata negative në adresën tonë, na e ka bërë të detyrueshëm reagimin.
I kujtojmë atij se e ka detyrim që të dëgjojë dhe marrë për bazë vetëm atë që thonë institucionet shtetërore dhe jo opinionet e partive politike për njëra-tjetrën, ndaj duhet ta frenojë veten kur të flasë herë tjetër për BINDJEN DEMOKRATIKE. Gjithmonë, në rast se do ta ketë këtë mundësi.
Por edhe në këtë kontekst, është më mirë që të pranojë heshtjen, me të cilën e ka përcjellë krijimin e BINDJES DEMOKRATKE, partia që ia la trashëgim bashkëshortes së vet, se sa të marrë si aksioma thashethemet që dëgjon nga një forcë tjetër politike, që nuk e ka fshehur mërzinë dhe shqetësimin për futjen tonë në garën e 30 qershorit.
Kur themi se duhet të dëgjojë insistucionet, i kujtojmë presidentit se kemi përmbushur çdo detyrim ligjor të Republikës së Shqipërisë që ka të bëjë me krjimin e partive politike dhe me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Dhe kjo është e çertifikar në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri. 
Ndërsa për konsideratat e tij politike dhe jo insistucionale nuk shqetësohemi fare, madje i vlerësojmë ato si një kontribut pozitiv për fushatën e BINDJES DEMOKRATIKE në këto zgjedhje. Sepse është fare e qartë për këdo se ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për krizën politike, ku është zhytur Shqipëria për shkak të partive të vjetra, ndërkohë që vetë Presidenti i Republikës, si funksion dhe si personazh politik, është produkti më sinjifkativ i pazareve të pista midis tyre.

BINDJA DEMOKRATIKE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here