Do të dorëzojë zyrën e kryetares nëse do të vijojnë zgjedhjet? Voltana Ademi jep përgjigjen e prerë

0
409

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar në lidhje me firmosjen e dekretit nga ana e presidentit Meta për anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ademi ka thënë se është në një linjë me presidentin Meta dhe se vendimi i tij ka ardhur në momentin e duhur.

“Edhe pse ‘in extremis’ është i duhur dhe i domosdoshëm. Si kryetare mbaj të njëjtin qëndrim dhe mbështes vendimin e presidentit që erdhi në momentin e duhur. Rama ka mundësi reflektimi tani. Kur të tejkalohet kriza do mund të flitet për zgjedhje” është shprehur ajo.

Ndërsa e pyetur nëse do të dorëzoj zyrën e kryetares, nëse do të vijojnë zgjedhjet Ademi është shprehur:

“Respektoj mandatin dhe ligjin. Dekreti i presidentit i paraprin çdo nisme tjetër dhe do respektojmë legjimitetin kushtetues të presidentit të republikës. Çdo interpretim tjetër është i jashtëligjshëm dhe i pa vend . Nuk kemi një tagër për ta interpretuar ndryshe.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here