Ditën e sotme bëhet me dije se është arrestuar funksionari i lartë i i partisë së Ali Ahmetit. Me urdhër të prokurores për krim të organizuar Vilma Ruskovska është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë për shoqëri informatike, Jahi Jahiu është kuadër i BDI-së, për momentin sektori për krim të organizuar dhe korupsion po kryen bastisje në hapësirat e ministrisë.
Jahiu dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në marrjen e ryshfete nga një tenderi i fituar.
Sipas dëshmitarëve Jahi Jahiu nga Kumanova është arrestuar në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që policia ka qëndruar në shtëpinë e tij për të kryer bastisje.
Jo zyrtarisht për këtë funksionarë të BDI-së, Prokuroria do të kërkojë paraburgim.Sipas informatave të portalit SDK, bëhet fjalë për ryshfet prej 10 mijë eurove, të cilat Jahiu i ka marrë në mënyrë të paligjshme gjatë viti 2014-2015.
