Google search engine
Home Aktualitet “Presidenti mund të bëjë një dekret për t’i shpallur luftë Amerikës”, Rama...

“Presidenti mund të bëjë një dekret për t’i shpallur luftë Amerikës”, Rama ironizon keq Metën

0
332

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar presidentin e Republikës Ilir Meta lidhur me vendimin e tij për të anuluar datë e zgjedhjeve më 30 qershor.

Nga Burreli Rama tha se Ilir Meta mund të bëj një dekret për t’i shpallur luftë Amerikës por kjo është e pa logjikshme,

“Dje Ilir Meta  e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë dhe jo sepse kështu them unë por sepse kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete do t’iu bëhet shumë e qartë. Kjo luftë nuk është për Bashkitë.Gjithë kjo orvatje për ta çuar Shqipërinë në orvatje nuk bëhet për disa bashki por sepse kërkohet një pazar për të varrosur reformën në drejtësi.

Kërkohet rrëmujë për të goditur të vetmen forcë që do të jetë mbështetësja e reformës në drejtësi dhe e zbatimit të saj për të kaluar nga ligjet te gjyqet.

Me logjikën e djeshme, Ilir Meta mund të bëjë dhe një dekret që t’i shpalli luftë Amerikës, por është e qartë që ne nuk mund ta pranojmë”,- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here