Google search engine
Home Politike Drejtesi Mori 15 mijë euro kredi për punimet e brendshme në apartament, KPK...

Mori 15 mijë euro kredi për punimet e brendshme në apartament, KPK zbardh vendimin për kryeprokurorin e Durrësit

0
399

 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin për kryetarin e Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi. Elezi u shkarkua pak ditë më parë nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë, ndërsa KPK ka zbardhur në mënyrë të zgjeruar arsyet. Një nga problemet që ka penalizuar Ferdinand Elezin është shuma e lartë e shpenzuar për të kryer punime të brendshme në dy apartamentet që ai zotëron në Durrës. Për një apartament ai ka investuar 760.000 lekë, por i janë gjetur pasaktësi në deklarime. “Nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar dhe në referim të përgjigjes nr. 11, të pyetësorit 1, dhe të përgjigjes nr. 2, të pyetësorit nr. 2, si dhe dokumentet e bashkëngjitur me këtë të fundit, në krahasim me deklarimet vjetore periodike të viteve përkatëse, lidhur me deklarimin e shpenzimeve të kryera për punimet dhe arredimin e të dy apartamenteve me sip. 185 m2, në Durrës, ka rezultuar se: i. Lidhur me apartamentin me sip. 185 m2, ndodhur në Durrës, të blerë në vitin 2005, subjekti ka deklaruar – në përgjigjen nr. 2, të pyetësorit nr. 2 – se punimet e brendshme të ndërtimit në këtë apartament janë kryer në periudhën mars – nëntor 2006, dhe se ai ka investuar, për përfundimin e punimeve në fjalë, shumën prej 760.000 lekësh, me burim financiar nga kredia10 e marrë në muajin mars të vitit 2006, në “Bankën Amerikane”, dega Durrës”, thuhet në vendim. Për apartamentin e dytë, Ferdinand Elezi ka marrë një kredi 15 mijë euro, por sërish i janë gjetur probleme. “Subjekti i rivlerësimit, pasi është pyetur nga Komisioni, në përgjigjet nr. 6 dhe11 të pyetësorit të parë, ka deklaruar se në vitet 2015 – 2017 ka shpenzuar për punime të brendshme – në apartamentin e blerë në vitin 2007, ndodhur në Durrës – vlerën totale prej 1.800.000 lekësh; Në deklaratën e vitit 2006, subjekti ka deklaruar kredinë e marrë prej 15.000 eurosh, për kryerjen e punimeve të apartamentit, por ai nuk e ka deklaruar si një shpenzim të kryer shumën prej 760.000 lekësh, të përdorur për përfundimin e punimeve të brendshme, në apartamentin e blerë në vitin 2005”, thuhet në vendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here