Google search engine
Home Rajoni Kosova “Me këdo që takohem shkruajnë se jam në lidhje intime me të”,...

“Me këdo që takohem shkruajnë se jam në lidhje intime me të”, ambasadorja shqiptare në Washington shpërthen ndaj mediave: Jeni shumë të ndyta

0
367

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar publikisht ndaj mediave serbe, të cilat sipas saj po e sulmojnë vazhdimisht duke publikuar lajme të rreme dhe duke e sulmuar me shkrime të ndryshme.

Dje gjatë ditës, mediat serbe publikuan një artikull për një ‘lidhje dashurie’ të fshehtë të ambasadores kosovare në Amerikë, Vlora Çitakut dhe mikes së kosovarëve Madeleine Albright. Për këtë, ka reaguar Vlora Çitaku.

Përmes një postimin në rrjetin e saj social Facebook, ambasadorja tregon se rreth çdo javë, mediat serbe shpikin diçka për të.

“Ka kohë që disa media në Serbi merren në mënyrën më të ndytë dhe më agresive me mua . Thuajse çdo javë shpikin nga një storie të ultë dhe pashije për mua. 

Me këdo që takohem shkruajnë se jam në lidhje intime me të. 
Qëllimin ua di. Ata e dinë se askush në SHBA nuk i merr seriozosht. Por, ata së paku shpresojnë që me këtë lloj strategjie të ndytë do të ma bëjnë punën më të vështirë, sepse, sërish sipas tyre, eventualisht kjo lloj fushate do t’i detyronte njerëzit të hezitojnë të takohen e të shihen me mua në publik nga frika e sulmeve në tablloidet e sponzorizuara serbe. 
Ndjejë keqardhje për ta. Keni me dështu.”- shkruan Çitaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here