Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume e ka argumentuar si një vendim të sforcuar shtyrjen e zgjedhjeve nga Ilir Meta.
Duke folur për ‘Report tv’, Kume foli edhe për datën e mundshme të zgjedhjeve, nëse anulohet ’30 qershori’ i parashikuar, në sajë të të cilit PS vijon fushatën elektorale.
Sipas Kumes, një datë e mundshme do të ishte midis 15 shtatorit dhe 30 nëntorit të këtij viti.
“Një datë e mundshme do të ishte mes 15 shtatorit dhe 30 nëntorit siç e parashikon Kodi Zgjedhor, por këmbëngul që përcaktimi i kësaj date duhet të jetë rezultat i punës së asaj që duhet të arrijnë forcat politike në ndryshimet që duhet t’i bëjnë ngrehinës ligjore duke nisur nga Kushtetuta te Kodet dhe ligjet”, tha konstitucionalisti.