“E kanë kapur qëllimisht”, Valbona Selimllari zbulon ç’ndodhi gjatë takimit ku u përqafua me Jim Belushin

0
782

Një foto ku shfaqet e qeshur teksa Jim Belushi e përqafon, qe shkasi i një legjende urbane se aktori i famshëm lë kokën pas Miss-it shqiptar.

Sot, Valbona Selimllari tregoi tek “Xing me Ermalin” se si është në të vërtetë marrëdhënia e saj me Jim Belushin. Ajo zbuloi se kjo nuk ishte hera e parë që takoheshin, por pozicioni i fotos sipas saj është kapur qëllimisht prej fotografit.

“Xhimi më rrotulloi për të parë si dukesha pas kaq kohësh dhe u pengova. Fotografi është kujdesur të kapë këtë moment.”

Valbona Selimllari tregoi se në fakt, kanë qenë Vera Grabocka dhe Timo Flloko ata të cilët e kanë njohur me aktorin shqiptar të njohur në Amerikë pasi janë miq shumë të ngushtë.Madje, Valbona kujtoi se dikur, ai ka ngrënë byrek me presh që ia ka gatuar mamaja e saj dhe ka lënë gishtërinjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here