Google search engine
Home Aktualitet Ç’dekretimi i zgjedhjeve, gjigandi britanik BBC zbulon prapaskenat e vendimit të Ilir...

Ç’dekretimi i zgjedhjeve, gjigandi britanik BBC zbulon prapaskenat e vendimit të Ilir Metës

0
329

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë lajmit se kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet vendore.Gjigandi  britanik BBC në një artikull me titull presidenti i Shqipërisë anulon zgjedhjet vendore në mes të protestave, duke vënë theksin tek negociatat që kërcënohen nga opozita e cila tenton shtyrjen me anë të protestave të dhunshme.Artikulli i plotë: Presidenti shqiptar Ilir Meta ka anulluar zgjedhjet lokale pas muajsh protesta anti-qeveritare. Meta tha se situata politike në Shqipëri nuk do të lejonte zgjedhje të rregullta, të planifikuara për në 30 Qershor. Njoftimi erdhi pak para se protestuesit, disa prej të cilëve kishin hedhën bomba tymi dhe fishekzjarre jashtë Parlamentit në kryeqytetin eShqipërisë, Tiranë, u shpërndanë nga policia duke qëlluar me gaz lotsjellës. Protestuesit po kërkojnë që kryeministri socialist Edi Rama të japë drëheqjen. Grupet e opozitës e akuzojnë atë për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion dhe kanë bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Ata gjithashtu kërkojnë krijimin e një qeverie kalimtare dhe kanë refuzuar të negociojnë me kryeministrin. Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, u ka bërë thirrje turmave të vazhdojnë protestat derisa Rama të largohet. Ai u tha mijëra mbështetësve në Tiranë se vendimi i presidentit për të ç’dekretuar zgjedhjet ishte “rezultati i parë i betejës sonë kundër Edi Ramës”. Ndërkohë që partitë e opozitës po bojkotonin zgjedhjet. Megjithatë, Rama, i cili e ka udhëhequr vendin që nga viti 2013, më vonë tha se zgjedhjet lokale nuk do të anulloheshin. Bashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje që partitë politike të Shqipërisë të përmbahen nga dhuna dhe të hapin një dialog. Shumë figura, përfshirë Presidentin Meta, kanë thënë se ndarja politike e vazhdueshme kërcënon aspiratën e Shqipërisë për t’u bashkuar me BE. Shtetet anëtare të Bashkimit Europian do të votojnë në javët e ardhshme nëse do të hapin bisedimet e pranimit me shtetin ballkanik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here