Amerikanët i fusin frikën në palcë Kryemadhit, kryetarja e LSI distancohet hapur nga skenarët e dhunës

0
320

 Kërcënimet e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit në SHBA, Matthew Palmer për opozitën dhe skenarët e dhunës që ajo përdor në protestë duket se kanë dhënë efektet e veta. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila në opozitë njihet si më radikalja dhe më ekstremistja, u tërhoq dje nga aktet e dhunës. Gjatë një prononcimi për mediat nga protesta, ajo u shpreh se bie dakord me thirrjet e Palmer. “Jam shumë dakord me deklaratat e z. Palmer. Mos harroni që protestat kanë qenë paqësore, mos harroni që t gjithë episodet e dhunës kanë qenë të provokuara nga policia dhe kanë qenë vetë qytetarët që i kanë denoncuar dhe i kanë nxjerrë nga turma provokuesit. Ka edhe diçka tjetër që z. Palmer, e respektoj këtë, që nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë dhe kjo është diçka shumë e mirë, sepse krizën në fund të fundit ne do ta zgjidhim. Z. Palmer jeton në SHBA, paguan taksat atje dhe shteti i vet i përgjigjet me çdo gjë. Ne jetojmë në Shqipëri, paguajmë taksa më të shtrenjta në përqindje se z. Palmer në Amerikë dhe prapë shteti jo vetëm që s’të përgjigjet, por përkundrazi të grabit akoma më shumë”, tha Monika Kryemadhi. Ajo shtoi se sot të fortë quhen ata që janë paqësorë dhe prandaj iu kërkoi protestuesve që të tërhiqen nga çdo lloj dhune. “Dukem e zbutur sepse kam kuptuar që njerëzit duhet të jenë më njerëzor, sidomos ne shqiptarët. Kam kuptuar që gjërat e pamundura nuk ke pse i bën të mundura kur janë të pamundura dhe mendoj që pak nga pak të gjithë duhet të fillojmë të bëhemi shërbëtor të denjë të Zotit në kuptimin e mirë të fjalës sepse mbi të gjitha na duhet besimi, sepse besimi sjell forcën, sjell dhe besimin në vetvete. Ky reflektim i imi vjen dhe si rezultat i forcës së madhe shpirtërore sepse v mendoj që agresiviteti dhe dhuna vjen nga frikacaku. I forti është i paqtë. I forti është modest. Frikacaku, arroganti dhe hileqari është ai që gjithmonë kërkon të bëjë gjëra të frikshme dhe të tensionojë dhe të bëjë një konflikt, për të bërë gjithmonë rolin e viktimës. Dhe unë këtë gjë e them dhe e kam thënë gjithmonë që çdo lloj dhune që bëhet në protestë dhe i bëj thirrje të gjithëve kush dëgjon tani aktualisht që të distancohen nga çdo lloj dhune”, deklaroi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here