Shpërthim tritoli në Lushnje, hidhet në erë banesa e vëllait të Saimir Taullaut (Rindizet konflikti me Aldo Baren)

0
378

Një shpërthim tritoli është dëgjuar mbrëmë në Lushnje. Paraprakisht raportohet se tritoli ka shpërthyer në banesën në pronësi të shtetasit Berti Taullau.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar pasi Berti Taullau është larguar jashtë vendit bashkë me familjen kur vëllait të tij iu bë atentat në 2018 në rreth rrotullimin e Plugut.

Berti Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, të cilit në vitin 2018 iu bën dy atentate nga të cilat ai mori vetëm disa dëmtime të lehta. Saimir Taullau është një biznesmen i fuqishëm në qytetin e Lushnjes, ndërkohë që aktivitetin e tij tregtar e ka zgjeruar dhe në vendet fqinje si Itali e Greqi.

Mirëpo familja Taullau është përfshirë që prej vitit 1997 në një konflikt me grupin e Aldo Bares, ku është vrarë dhe vëllai i Saimirit, Baki Taulla

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here