Euronews në Spanjë ka intervistuar ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, për situatën aktuale në Shqipëri dhe mundësitë e saj për t’u bërë një shtet anëtar në BE.
Lidhur me akuzat e opozitës ndaj qeverisë dhe duke komentuar protestat në Shqipëri, Soreca është shprehur se pretendimet e opozitës po shqyrtohen dhe nëse janë në përputhje me ligjin, BE do t’i marrë parasysh.
“Pretendimet e opozitës po shqyrtohen,” pranon ambasadori. “Megjithatë, ata duhet të shoqërohen me vendime në përputhje me sundimin e ligjit, prandaj, nëse hetimet përkthehen në vendime, në akuza dhe më pas në bindje, sigurisht që Bashkimi Europian do t’i marrë parasysh të gjitha këto”.
“I bëj thirrje të gjitha partive politike që të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të marrin në konsideratë interesin kombëtar të shqiptarëve”, shton Soreca.