“Kjo është beteja ime dhe e PD në këto 6 vjet”, çfarë po paralajmëron Lulzim Basha 24 orë para protestës

0
370

Lideri demokrat Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pasditen e sotme foli lidhur me atë që ai e quan ardhje në pushtet të PS-së në bashkëpunim me krimin.

“Bandat janë shtabe elektorale të PS-s ku administrata publike njeh si shefa bandat kriminale. Çdo veprim politik dhe elektoral koordinohet nga bandat”, tha lideri i opozitës.

Basha u shpreh gjithashtu ai dhe PD kanë si mision largimin e Ramës dhe se se është kundër kapjes së shtetit nga krimi.
“Në gjendjen e tronditur ku gjendet çdo shqiptar i ndershëm përballë zbulimit të së fytyrës së vërtetë të regjimit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, është e rëndësishme që të gjejmë kthjelltësinë për ta parë të vërtetën në sy, dhe të gjithë të vërtetën. Beteja ime dhe e Partisë Demokratike këto 6 vjet ka qenë një betejë e vazhdueshme kundër trafikut të drogës, kundër krimit dhe kundër kapjes së shtetit nga krimi”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here