Enada Hoxha dhe Gerd Vaso sjellin ritmet e folkut argjentinas në festivalin “Open on Tour”

0
482

Festival “Open on Tour”, ideuar dhe realizuar nga balerinët Enada Hoxha dhe Gerd Vaso starton mbrëmjen e stome në qytetin e Korçës. Festivali do të sjelli për publikun shqiptar 10 artistë argjentinas, që do të dhurojnë një spektakël plot ritme folku argjentinase dhe tango.Sipas organizatorëveArgjentina ka qenë gjithmonë inspirim për traditën, artin dhe kulturën që mbart. Për mënyrën se si kërcimin argjentinasit e kanë të lidhur me përditshmërinë e të jetuarit. Për ta jeta çdo ditë është festë, është këngë, është kërcim, përtej gjithçkaje.Grupi Sangre Nativa-Argentina vjen për herë të parë në Shqipëri për të shpalosur folkun dhe kulturën e tyre nëpërmjet valleve karakteristike, ritmike dhe elegante. Për muzikën melodioze dhe tangon, që vetëm ata dinë ta kërcejnë më së miri. Me kërcimet e tyre artistët nga Argjentina do të sjellin ritmet folklorike të vendit të tyre dhe tangon e famshme, por si organizatore Enada Hoxha thotë se ne si vende na bashkojnë shumë gjëra. “Mendova pse jo të vijë si një shembull i mirë këtu tek ne. Nuk na ndan asgjë nga problematikat, jemi të njëjtët vetëm që ata janë të lumtur, ne nuk jemi të lumtur. Unë mendoj që ky është mesazhi më i bukur, që këta të sjellin përveç muzikës dhe kërcimit që është interesant na sjellin lumturinë që ne na mungon shumë ne”, u shpreh Hoxha gjatë konferencës për mediat në prezantimin e festivalit që nis sonte në Korçë. Por edhe pse ka shfaqje të artistëve me kërcimet e tyre në skena të hapura, për ideatoren dhe organizatoren Enada Hoxha do të ketë dhe performanca në skena të mbyllura. “Në Drimadhë do të krijohet një vend apostafat buzë detit, që të jetë diçka e këndshme dhe për ta por edhe për ti njohur dhe me bregdetin tonë. Kemi disa vende të hapura, por unë mendoj që ti kemi dhe në sallë me performancën e tyre që kanë sjellë. Unë me Gerdin kam menduar gjithmonë për të sjellë gjëra profesionale dhe ato e kanë vendin në skenë”, shprehet Enada Hoxha.

Festivali në disa qytete

Festivali çelet mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Tirana ndërkohë do jetë një nga stacionet e rëndësishme, ku grupi i artistëve argjentinas që do performojnë së bashku me Enada Hoxhën dhe Gerd Vason për disa ditë radhazi në teatrin “arTurbina” në datat 10, 11 dhe 12 qershor. Për të vijuar më tej me qytetin e Fierit në datën 17 qershor, teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës në datën 19 dhe 20 qershor, teatri “Skampa” i qytetit të Elbasanit 21 qershor, për ta mbyllur me qytetin e Vlorës në datë 27 në Lungomare. Partnerët e aktivitetit janë Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër, Vlorë, Elbasan, etj. Tango filloi në vitet 1880 përgjatë Lumit Plata, kufiri natyror midis Argjentinës dhe Uruguajit, dhe shpejti u përhap në pjesën tjetër të botës. Tangoja e hershme njihej si tango criollo (Creole tango). Sot, ka shumë forma të tangos ekzistuese. Në përgjithësi dhe në mesin e qarqeve të vallëzimit të tangos, tangoja autentike konsiderohet të jetë më e afërt me formën e vallëzimit në Argjentinë dhe Uruguaj. Më 31 gusht të vitit 2009, UNESCO-s miratoi një propozim të përbashkët nga Argjentina dhe Uruguai për të përfshirë tangon në listat e trashëgimisë kulturore të paprekshme të UNESCO-s. Tango përbëhet nga një shumëllojshmëri stilesh që janë zhvilluar në rajone dhe periudha të ndryshme të Argjentinës, si dhe në vende të tjera anembanë botës. Kërcimi u zhvillua në përgjigje të shumë elementëve kulturorë, si përshembull grumbullimet në vend, madje edhe modelet e veshjeve.

Nga Julia Vrapi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here