Gazeta Gjermane Bild ka publikuar sot 6 audio-përgjime të reja mes kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe grupit të Shijakut, Avdylaj.
Në videon e parë dëgjohet teksa Astrit Avdylaj e pyet Dakon për takimin me Ramën, ndërsa tregohet hapur afrimiteti që ka mes tij dhe kryebashkiakut duke e cilësuar si vëlla.
Ndërkohë në një përgjim tjetër të publikuar nga Bild është ai mes Ivi Doçit, drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë e Shijakut dhe Avdylajt, mes tyre flitet se do të hiqen nga puna të gjithë punonjësit që nuk votojnë për PS-në.
Doçi: Astrito si ke qenë nga shtëpia mirë.
Abdylaj: Isha dje pak në Durrës, jam këtu me Elton Arbanën (takova atë, e ka fjalën për Vangjush Dakon), dua listën e personave që mund të kesh kundra, që janë me PD
Doçi: I kam ndarë unë i kam gati
Avdylaj: Duhet ti thërrasim ata dhe t’i tundim pak, o ke puna, o të na japin votën, të ikin te shtëpia
Doçi: S’bëhet fjalë fare, i kam të ndame me kompjuter
Avdylaj: Mirëardhsh, na fal për shqetësimin Natën
Sakaq, një tjetër përgjim është komunikimi mes Avdylajt dhe Elton Arbanës, ku i forti i Shijakut i kërkon që të ndërhyjë te drejtori i INUK-ut Artur Çela, në mënyrë që ti heqë disa gjoba për ndërtimet e tij.
Astrit Avdylaj i thotë se Dako nuk është në Shqipëri, dhe për këtë ai nuk dinte se kujt t’i drejtohej.
Avdylaj: A e di ku e kisha hallin, e njeh drejtorin e INUK
Arbana: E njoh mo, atë Dallëndyshen
Avdylaj: Jo Dallëndyshen jo, atë të Durrësit mo, një Artur
Arbana: Artur Çela, është i Bashkisë së Durrësit ai
Avdylaj: Eee, i Shijakut është ai?
Arbana: Jo, jo është i Vangjushit
Avdylaj: Po s’ka qenë Vangjushi këtu ndaj, se është andej me Edin, mere dhe i thuaj që ke vënë gjoba në, o bythqim, ka shku në Fermë të Mësuesit duke vënë gjoba, se nuk e marr dot Vangjushin.
Arbana: Ke ndonjë emër se kujt ia ka vënë?
Avdylaj: Thuaji ke bërë gabim o pis, se unë skam ku marr se Vangjushi është me Ramën në Zvicër
Arbana: E mor vesh, po mua më kanë hequr para një jave
Avdylaj: Unë nuk e di
Bild ka publikuar po ash tu bisedat mes Astrit Avdylajt dhe kreu të Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomanit.
Astrit Avdulaj: He mo kryetar
Ardian Kokomani: Si je? Jam akoma këtej se sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë.
Astrit Avdulaj: Të bëftë mirë po e di për ccfarë të mora? Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjësit. Unë, ti, Gjushi, Ilir Ndraxhi dhe Jupi (Vëllai i Ilirit) do pijmë një kafe në Durrës në orën 10:00.
Ardian Kokomani: Atëherë në orën 10 duhemi edhe tek Pallati i Kulturës sepse ka vdekur Niko Bespalla, futbollisti jonë, nga Shijaku. Kanë organizuar ceremony ata dhe do të takohemi atje.
Astrit Avdulaj: Do takohemi për kafe, do marrim Paparitin që e kemi nesër që… Erdhën sot ato po diskutonim se ishte dhe Juli… e kupton çfarë dua të them? Po të jesh edhe ti, se po nuk ishte ti…
Ardian Kokomani: E normal
Astrit Avdulaj: Alo ça the
Ardian Kokomani: Titi, po them pa merak, atje në Durrës se do jem edhe në ceremoni atje për ceremoninë.
Astrit Avdulaj: Mirë pra, nga do ashtu që të jesh edhe ti me to
Ardian Kokomani: Po po
Astrit Avdulaj: Mirë faleminderit








































