Protesta e opozitës, çfarë po ndodh sot me 42 militantët e arrestuar? (DETAJE

0
328

Në Gjykatën Penale të Tiranës, ka nisur seanca për masën e sigurisë për 42 të arrestuarit gjatë protestës së opozitës në 2 qershor.

Të pranishëm në gjykatë janë edhe ish-deputetë të PD.

Të arrestuarit akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Pas protestës së opozitës, policia procedoi penalisht 60 persona, 42 prej të cilëve janë arrestuar. Mes të proceduarve në gjendje të lirë është edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here