Google search engine
Home Aktualitet Përgjimet e “Bild” i dhanë goditjen e fortë, reagon për herë të...

Përgjimet e “Bild” i dhanë goditjen e fortë, reagon për herë të parë Vangjush Dako

0
396

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk ka pranuar të komentojë përgjimet e reja që kanë dalë ditën e sotme nga media gjermane “Bild”, të publikuara nga gazetari gjerman Piter Tide.

I kontaktuar nga A2CNN, Dako ka pohuar se aktualisht nuk ka asnjë koment për të bërë lidhur me këto përgjime. Ai nuk është paraqitur në ambientet e bashkisë që ai drejton prej rreth 12 vitesh apo 3 mandate.

Ndërkohë, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës, në një reagim për mediat, tha se personi që figuron në përgjime, Ivo Doçi, nuk ka qenë ndonjëherë drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës dhe as është aktualisht.

Megjithatë, A2 CNN ka mësuar se Doçi ka qenë përgjegjës i repartit të Ujësjellës Kanalizimeve në Shijak në momentin që zëri i tij del në përgjime, një detyrë që vazhdon të mbajë edhe sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here