Mëngjesin e sotëm kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka nisur ditën me një bashkëbisedim me banorët e njësisë nr 3, në kafe. Gjatë takimit Rama foli edhe për kuptimin e emrit të djalit. Zaho është edhe mysliman dhe i krishterë.
“Zaho është emër që e kanë përdorur historikisht edhe myslimanët edhe të krishterët. Është një emër që mishëron edhe konceptin në këtë aspekt. Ai se di çfarë pune do bëjë. Jam duke fol në telefon, më thotë ‘nuk je lodhur akoma’.










































