Mëngjesin e sotëm kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka nisur ditën me një bashkëbisedim me banorët e njësisë nr 3, në kafe. Gjatë takimit, Rama përveçse foli për lejet e ndërtimit që duhet të jepen apo edhe projektin e “Unazës së Madhe” u ndal edhe te djali i tij i vogël, Zaho.
Rama zbuloi se në shtëpinë e tij nuk kanë kanalet shqiptare dhe se Zaho, nuk është fare i informuar rreth situatës në vend. Kreu i Qeverisë tha se djali i tij sheh vetëm filma vizatimorë.
“Ne në shtëpi nuk kemi televizion shqip dhe nuk ka parë televizor. Ai sheh spidermanin dhe nuk është informuar për këto gjëra.”-tha Rama.










































