Komisioni i Çështjeve Ligjore ka zhvilluar sot një mbledhje për projekt-rezolutën për Prokurorinë e Përgjithshme.
Në këtë debat kanë marrë pjesë anëtarët e komisionit. Anëtarët e Komisionit të Ligjeve zhvilluan debate në lidhje me faktin se çfarë mund të përmirësohet në punën e Prokurorisë së Përgjithshme.
Vasilika Hysi: Në projekt-rezolutën për Prokurorinë e Përgjithshme është vënë në dukje nevoja për rritje të hetimeve pasurore, pasi janë të ulura. Është kërkuar rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me agjecitë e huaja.
Është theksuar nevoja e hetimeve proaktive nga prokurorët për korrupsionin dhe krimit të organizuar. Detyrat janë të shumta. Veçoria e p/rezolutës është se kemi parashikuar rekomandime dhe afate, ku Prokurori i përgjithshëm duhet të sjellë raporte në Kuvend, pa pritur raportimin vjetor.
Brenda nëntorit, prokuroria duhet të sjellë raportin për luftën kundër korrupsionit. Të sjellë në Kuvend udhëzimet që nxjerr prokurori i përgjithshëm. Brenda shtatorit të sjellë një kalendar trajnimi për policinë gjyqësore. Brenda dhjetorit të raportojë për zbatimin e kodit të drejtësisë penale për të mitur.
Nuk kemi pse t’i vëmë rekomandim për ruajtjen e sekretit hetimor, pasi është përcaktuar në kodin e procedurës penale ruajtja e sekretit hetimor.











































