“Deutsche Welle” masakron Bashën, gazetarja i përmend 21 janarin dhe i rrëzon pretendimet për mbështetjen e Gjermanisë

0
296

Postuar: 05/06/2019 – 07:38

Kreu demokrat Lulzim Basha ka vijuar dje ditën e dytë të takimeve në Gjermani. Ai ka dhënë një intervistë për “Deutsche Welle”, e cila nuk ka qenë një intervistë e zakonshme sikundër jemi mësuar në studiot tona televizive, ku gazetarët vetëm dëgjojnë se çfarë thonë politikanët. Gazetarja e ka “bombarduar” me pyetje Bashën, duke mos e lejuar që ai të thotë ato që dëshiron. Në intervistë Basha tentoi fillimisht të tregojë se gëzon mbështetjen gjermane. “Në momentin aktual, në Gjermani, sikundër dhe në shumicën e vendeve vendimmarrëse të Bashkimit Europian, predominon mendimi që nuk do të ketë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave pa u tejkaluar kriza politike, e cila është e vetmja rrugë për të plotësuar detyrat e paplotësuara, siç është lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, dënimi i politikanëve të kapur dhe të përgjuar në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur votat dhe për të falsifikuar rezultatin elektoral të vitit 2017-të”, tha ai. Por gazetarja ndërhyri: “Shqetësim kanë gjermanët edhe për shkak të largimit tuaj nga institucionet. Si do t’i zgjidhni ju këto probleme, me përmbysjen e qeverisë?”. Basha ka vijuar sërish duke tentuar të justifikojë djegien e mandateve me blerjen e zgjedhjeve, por gazetarja ja ka bërë të qartë se nuk e ka pas vetes kancelarin Merkel. “Por ka shumë përfaqësues të CDU/CSU-së, edhe deputetë këtu, që e shohin pak më ndryshe nga ju këtë çështje dhe thonë se nuk është vërtetuar akoma që zoti Rama është kapur në këto, qoftë edhe në përgjime e në dosjet në fjalë, që duhen ndjekur nga hetuesia, pastaj të flasim për një faj apo përgjegjës”, tha ajo. Më pas gazetarja i përmendi akuzat e ministrit Lleshaj për 21 janarin, gjë që solli reagimin e Bashës. “Nuk merrem me fosile komuniste, të promovuara për shkak të servilizmit dhe për shkak të shkeljes flagrante të ligjit e të Kushtetutës. Të gjithë këta njerëz do të përgjigjen para drejtësisë, sepse kanë rikthyer të burgosurit politik në Shqipëri, duke nisur me Ministrin e Brendshëm, duke vazhduar me Kryeministrin”, tha Basha, duke shfaqur pakënaqësi për pyetjet. Por gazetarja i është përgjigjur: “Ka shumë zgjidhje, por që të mos e kthejmë në miting të PD…”. Po ashtu ajo ja ka thënë në sy se PD është përgjegjëse për situatën dhe po ashtu i kërkoi Bashës, që teksa kërkon dorëheqjen e Ramës, pse nuk dorëhiqet dhe ai dhe t’ia lënë vendin brezit të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here