Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një fluturimi të kompanisë “Blue Panorama” që ishte nisur nga Tirana me destinacion Romës.! Një 30-vjeçar pak minuta pas nisjes së udhëtimit me destinacion nga Tirana në Romë, ka nisur të bërtasë në avion dhe të lëshojë kërcënime, e ndërsa më pas ka nisur të rrahë babanë e tij.
Siç shkruan “La Repubblica”, avioni është detyruar që të bëjë ulje të detyruar në Pescara. I riu u arrestua e ndërsa babai i tij u dërgua menjëherë në spital.
Mësohet se disa pasagjerë kanë tëntuar të ndërhyjnë për të qetësuar situatën, por 30-vjeçai u bë edhe më keq. Pasi aktet e dhunës ndaj babait sa vinin dhe po shkonin, menaxherja e kompanisë italialiane, Simona Gori arriti ta qetësonte, ku i riu nisi të rrëfente për problemet e tij.