Gazetari Artan Hoxha tha se opozita po kërkon një viktimë, dhe ajo po kërkohet në rrugë.
Ai komentoi edhe sherrin e fundit në protestë ku u dhunuan babë e bir me shufra hekuri, ku tha se nuk ishte i rastësishëm.
Artan Hoxha tha:
“Incidentet do të dukeshin të papërfillshme nëse do të ishin të rastësishme. Secila palë, mazhoranca dhe opozita po tentojnë të mbrohen. Viktima po kërkohet në rrugë. Ata u zunë aty për një flamur të LSI. Edhe përdorimi i molotovit, apo fishekzjarret e përdorura kanë sjellë viktima në raste të tjera. Në Greqi përshembull është vrarë një kameraman me një fishekzjarr në kokë.”