Përplasja e Lleshajt me ish-deputetin e PD, ministri shpërthen në sharje: I pafytyrë, legen…

0
399

Ka degjeneruar në përplasje të fortë përballja mes ish-deputetit të PD, Bardh Spahia dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj te Trauma.

Mbrëmjen e djeshme pas protestës së opozitës, ministri ka qenë në Spitalin e Traumës për të vizituar efektivët e plagosur, i shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë së Shtetit. Por teksa Lleshaj po bëhej gati për një deklaratë për mediat aty ka qenë dhe ish-deputeti demokrat Bardh Spahia si dhe zyrtarë të tjerë të PD-së.

Truprojat e ministrit kanë larguar ish-deputetin, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet në distancë.

Sandër Lleshaj: Ik ore shiko bëj punët e tua… Ik andej!

Bardh Spahia: Puna ime është kjo. Ju po i trajtoni shqiptarët si kriminelë

Ndërkohë, pas kësaj Lleshaj dhe Spahia janë përplasur edhe në ambientet e brendshme të spitali, madje duke kaluar edhe në ofendime personale

Lleshaj: Me çfarë statusi?

Spahia: Me statusin e përfaqësuesve të opozitës. Kur u bëre ti ministër imagjino ca statusi duhet. Mbaj përgjegjësi. E keni të afërt fundin. Edhe serbët nuk sillen kështu. Shiko çfarë u keni bërë qytetarëve, edhe policëve të gjorë.

Lleshaj: Kush u ka bërë qytetarëve? Me atë dorën tënde të zezë u ke bërë qytetarëve. More i pafytyrë, legen…

Në këtë moment ndërhyjnë efektivët e policisë për të mos degjeneruar më tej përplasja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here