Juglindja nuk gjen ‘paqe’/ Shënohen dy goditje të tjera tërmeti, ja sa ballë ishin

0
341

Nuk ka paqe toka në Korçë. Sot janë regjistruar se paku edhe dy lëkundje të tjera tërmeti, duke e çuar në 67 numrin e tërmeteve që janë shënuar në këtë zonë brenda 30 orësh.

IGJEUM ka regjistruar dy goditjet e datës 3, që nisen që pas mesnate, ndërkohë që tjera u shënua në orën 03: 06.

Për fat magnituda e goditjes nuk ka qenë e madhe, 2.4 dhe 2.1.

35 prej lëkundjeve në total u ndjenë në gjithë rajonin e Korçës, ndërsa tërmeti më i fortë arriti 5.3 të shkallës rihter.

Ndërkohe që 184 është numri i banesave të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara, u evidentuan nga ministria e Mbrojtjes pas tërmeteve që prekën Korçën.

Fshatrat më të prekura janë Floqi, Qafëzezi dhe Vidohova. Qindra familje kaluan natën në çadrat e ngritura nga Ushtria, mes të ftohtit dhe reshjeve të shiut në kushte tepër të vështira

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here