I ikën policisë si në filma/ Arrestohet shqiptari i dytë, mediat greke zbardhin detajet e forta: U plagos sapo pa…

0
418

Arrestohet shqiptari i dytë nga katër që u arratisën nga Drejtoria e Transferimit të Petros Rallis në Athinë mëngjesin e së hënës (3 qershor).

Ndalimi i tij u bë në lagjen “Botaniko” në Athinë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari sapo ka parë policinë ka tentuar të largohet dhe gjatë arratisjes u plagos lehtë në këmbë.

Asnjë armë nuk iu gjet gjatë kontrollit.

Më herët gjatë mëngjesit u arrestua një tjetër shqiptar, ndërsa dy mbeten ende në kërkim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here