Gjykata e liroi, Prokuroria rikthen çështjen e Klevis Balliut/ Ja çfarë pritet të ndodhë sot dhe ç’rrezikon ish-deputeti

0
409

Ditën e sotme në Gjykatën e Apelit në Tiranë do të zhvillohet seanca e radhës për ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliun.

Në seancën e sotme, Prokuroria kërkon rikthimin e masës “arrest me burg” për Balliun.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu u arrestua më 7 maj nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re.

Banorët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama, i cili do të vizitonte një biznes në atë zonë. Ish-deputeti demokrat u përplas gjatë protestës me uniformat blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën.

Më 9 maj, Gjykata e Tiranës vendosi masën “detyrim paraqitje” për ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu dhe 3 të ndaluarit e tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here