Ambasada Amerikane “shuplakë” opozitës: STOP dhunës, keni shkelur ligjin!

    0
    373

    Ambasada Amerikane ka reaguar për protestën e opozitës dhe konfrontimin me forcat e rendit, ndaj të cilëve u hodhën mjete piroteknike. Ambasada e SHBA thekson se sulmi ndaj policisë është jo demokratik dhe i papranueshëm.

    “Ambasada e SHBA dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte. Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht.

    Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik.

    Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here