Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar në “Ditari” se opozitën nuk e pranon Perëndimi dhe kjo është arsyeja, sipas tij, që opozita duhet të ikë.
“Këta nuk ikin sepse mendojnë se mund të destabilizojnë, por nuk destabilizohet dot një vend i NATO-s. Me shashka do e marrin pushtetin këta? Stoltenbergu erdhi dhe nuk i përkrahu fare, por indirekt tha që le t’jua thotë kryeministri që këto trazira i do Rusia”, u shpreh Ngjela.
Ndërsa në lidhje me atë çfarë pritet të ndodhë në 30 qershor, Ngjela tha se “Në 30 qershor do të bëhen zgjedhje, nuk kanë njerëz që të ndalojnë zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë. Mund të ndodhë në 5-6 zona, por ka ligj. Ata që pengojnë zgjedhjet do përfundojnë në burg dhe në ato zona anulohen zgjedhjet dhe shpallet data tjetër”.