10 efektivë dhe 3 protestues të plagosur nga shpërthimet tek Kuvendi(Shifrat ZYRTARE + EMRAT)

    0
    441

    13 të lënduar në protestën e opozitës morën ndihmën mjekësore në kohë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se pranë Spitalit Universitar të Traumës, mbrëmjen e sotme janë paraqitur 10 punonjës të policisë, me plagë dhe dëmtime të shkallëve të ndryshme, të shkaktuara nga goditjet prej lëndëve piroteknike.

     
    Disa efektivë mbetën të plagosur nga shpërthimi i kapsollave dhe fishekzjarreve, duke marrë dëmtime në kokë dhe trup. Të tjerë u goditën me mjete të forta.
     
    Ekipet e Urgjencës Kombëtare dhe spitaleve universitare kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë të gjithë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme.
     
    Dy efektive të dëmtuar tek Kuvendi duke marrë ndihmën e shpejtë
    Oficerët e policisë të plagosur:
    1.    A.Ç 31 vjeç lënduar në kokë dhe afër syrit 
    2.    E.B 32 vjeç, lënduar në shpatull 
    3.    I.A 23 vjeç
    4.    GJ.GJ 26 vjeç
    5.    ZH.B 37 vjeç
    6.    J.C 38 vjeç
    7.    N.S 27 vjeç
    8.    F.M 32 vjeç
    9.    G.M 31 vjeç
    10.    S.B 37 vjeç
     
    Protestuesit e plagosur:
    1.    E.P 29 vjeç, lënduar në këmbën e majtë 
    2.    J.M 42 vjeç

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here