Vijojnë abuzimet e Akademisë së Shkencave, ja si janë manipuluar mbledhjet e Grupit të Menaxhimit Strategjik, zero takime dhe vendime

0
389

Dalin në dritë të tjera skandale nga Akademia e Shkencave. Që pas rrëzimit të diktaturës, ky institucion ka 28 vite që merr fonde nga shteti dhe deri më tani nuk ka prodhuar asnjë rezultat. Por sinjalet janë se në këtë institucion ka pasur vetëm përfitime nga një dorë njerëzish, ndërkohë që nuk është punuar aspak për shkencë apo kërkim shkencor. Në kuadër të raportit të KLSH mbi auditimin në Akademi, gazeta po tregon sot shkeljet që janë bërë me mbledhjet. Sipas ligjit, drejtuesit e Akademisë kanë rrogë standarde, por ata janë paguar pa bërë punë fare. KLSH ka konstatuar shkelje nga Grupi për Menaxhimin Strategjik, i cili duhej të mblidhej 4 herë në vit dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë. “Nga auditimi rezultoi se me Urdhrin e Kryetarit të Akademisë, nr. 244 datë 28.12.2012 është krijuar Grupi për Menaxhimin Strategjik, drejtues i të cilit është titullari i institucionit dhe anëtarë të tij janë anëtarët e Kryesisë, Sekretari Shkencor në cilësinë e nëpunësit autorizues dhe Përgjegjëse e Sektorit të Financës, në cilësinë e nëpunësit zbatues. Nga auditimi mbi funksionimin e Grupit të Menaxhimit Strategjik rezultoi që edhe pse është e dokumentuar ngritja e GMS-së, nuk dokumentohet mbledhja të paktën 4 herë në vit, në kundërshtim me nenin 27 të ligjit “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, Manualin mbi zbatimin e MFK-së pika 4.2.9 “Grupi për menaxhimin strategjik”, ku thuhet: “…duhet të mblidhet të paktën 4 herë në vit, për çështjet që lidhen me MFK-në”, thuhet në raport. KLSH ka konstatuar po ashtu se përveç mbledhjeve, ky organ për pasojë nuk ka marrë asnjë vendim, gjë që bie po në kundërshtim me ligjin. Në manualin për MFK, pika 4.2.9 “Grupi për menaxhimin strategjik”, thuhet: “Vendimet e Grupit duhet të merren në mënyrë kolegjiale dhe objektive duke pasur në vëmendje interesin publik dhe në përputhje me standardet etike të sektorit publik. Vendimet e Grupit duhet të pasqyrohen në dokumente dhe t’i vihen në dispozicion menaxhimit të njësisë”.

Kontratat për librat

Nga auditimi KLSH ka konstatuar se nga titullari i autoritetit kontraktor nuk është nxjerrë

urdhri për ngritjen e komisionit për përllogaritjen e fondit limit të kontratës “Për

shtypshkrime libri e periodikë”, të zhvilluar në vitet 2014-2015, edhe pse kjo përllogaritje

është bërë nga Sektori i Financës në bashkëpunim me Sektorin e Botimeve, mbështetur

dhe në vendimin e Këshillit të Botimeve, duke mos zbatuar kërkesat e VKM nr. 914, datë

29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik”, Kreu II “Rregullat e

përgjithshme të prokurimit dhe të Udhëzimit të Ministrit të Financave nr. 57, datë

12.06.2014 “Për gjurmët standarde të auditit për prokurimet me vlerë më të madhe se

400,000 lekë pa TVSh dhe më të vogël se 400,000 lekë pa TVSh”. Sipas raportit, nuk është plotësuar kërkesa e Udhëzimit të Ministrit të Financave nr. 57, datë 12.06.2014 “Për gjurmët standarde të auditimit për prokurimeve me vlerë më të madhe se 400,000 lekë pa TVSh dhe më të vogël se 400,000 lekë pa TVSh” për ngritjen e komisionit të marrjes në dorëzim të mallrave apo shërbimeve. “Nga institucioni, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve, janë kryer proceduar prokurimi elektronike dhe me procedurën e blerjeve deri në 100,000 lekë, konform

dispozitave ligjore dhe nënligjore në fushën e prokurimeve, por që në dy raste është

konstatuar copëzim i fondeve, në mos zbatim të kërkesave të VKM nr. 914, datë

29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik”, Kreu II “Rregullat e

përgjithshme të prokurimit”, neni 8 “Kufijtë monetarë” pika 4, ku përcaktohet: “Asnjë

kontratë publike nuk mund të ndahet për shmangien e kufirit monetar apo të procedurave,

të parashikuara nga LPP’”, thuhet në raport.

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here