Thaçi: Berisha përgjegjës për vrasjen e Ali Ukajt, u eliminua sepse do publikonte të vërtetën për Remzi Hoxhën dhe takimin e Saliut me Millosheviçin

0
331

Debatet mes presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha janë ashpërsuar djeshëm. Teksa ky i fundit në një studio televizive lëshoi akuza të forta, nuk munguan dhe reagimet e presidentit kosovar. Edhe ai duke, folur në një panel gazetarësh, deklaroi se Berisha është kufomë politike. “Ndiej keqardhje kur e shoh në këtë gjendje si gërmadhë, si fosil, ka nevojë për trajtim mjekësor, është humbje e madhe e kohësh të diskutosh për të. Ndoshta mendon të qëndrojë në skenë duke u marrë me mua. Ai e ka quajtur UÇK terroriste, por mllefin e ka nxjerrë tani. Është një njeri i pabesë, përçarës”, tha Thaçi. Presidenti Hashim Thaçi ka rrëfyer atë që siç u shpreh nuk është rrëfyer në asnjë studio tjetër televizive. Ai tha se i vetmi person përgjegjës për vrasjen e gazetarit nga Kosova, Ali Ukaj është ish-kryeministri Sali Berisha. “Ali Ukaj donte të zbulonte në shtyp të vërtetën e vrasjes së Remzi Hoxhës. Kishte fakte të takimit mes Saliut, Millosheviçit dhe Gligorovit, në pranverë 1995. Aliu fliste me emra, rrëfimi i tij çonte direkt në zyrën e Sali Ramë Berishës. Kishte zbuluar skemën e qëndrimit të Arkanit në Shqipëri. Saliu ishte në dijeni të plotë të qëndrimit të tij në Shkodër dhe merreshin me kontrabandë armësh. Sali Berisha e di shumë mirë me emër se kush e vrau Ali Ukën në Tiranë”, tha Thaçi. Po ashtu, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me arrestimin e tij në vitin 1997 dhe lidhjen e aluduar nga ish-kryeministri mes arrestimit të tij e vrasjes së gazetarit Ali Ukajt. Thaçi e ka pranuar se është arrestuar në vitin 1997 në Tiranë, më konkretisht diku pranë urës në rrugën e Elbasanit me akuzën e mbajtjes pa leje të një arme luftarake, konkretisht kallashnikov të cilën siç tha e mbante ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, të detyruar nga situata e vitit famëkeq ’97, të cilin vetë Berisha e krijoi. “Jam arrestuar tek ura në rrugën e Elbasanit, 10 orë para se të vritej Ali Ukaj në Tiranë. Në mënyrë brutale më janë vënë prangat nga policia e Sali Berishës, është procesverbali, dosja ime në komisariatin numër 1 në Tiranë, nëse nuk e kanë zhdukur. Jam arrestuar me pretekstin për armëmbajtje pa leje, një karikator kallashnikovi të cilat i kam pasur për një deputet të Kuvendit të Kosovës që s’po ja them emrin. Jam liruar me kushtin që për 24 orë të largohem nga Shqipëria”, tha Thaçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here