Holanda ka dorëzuar sot zyrtarisht në Komizionin Europian projekt rezolutën e miratuar pak kohë më parë në parlament, që kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët.
Në letrën drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda kërkoi me shkrim që Komisioni Europian të konsiderojë pezullimin e vizave për shtetasit shqiptarë.
“Holanda i kërkon Komisionit Europian të verifikojë informacionin dhe në konsultim me vendet anëtare të vendos nëse duhet të ndërmerret një vendim, në lidhje me problemet që lidhen me Shqipërinë”-thuhet në kërkesën e dërguar nga Robert de Groot, përfaqësuesi i Holandës në KE.



