Google search engine
Home Aktualitet Konfliktohet me mjekët në spital dhe rreh policët, 28-vjeçarit nga Elbasani i...

Konfliktohet me mjekët në spital dhe rreh policët, 28-vjeçarit nga Elbasani i ndodh ajo që nuk e kishte imagjinuar

0
390

Një 28 vjeçar në Elbasan është vënë në pranga pasi u konfliktuar me mjekët dhe dhunoi efektivët e policisë.

28-vjeçari me iniciale D.K. kishte shkuar në spital për tu mjekuar dhe aty ishte konfliktuar me mjekët.

Pas kësaj policia ka shkuar për ta arrestuar të riun i cili ka kundërshtuar forcat e policisë dhe i ka dhunuar ata.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”

Njoftimi i policisë:

Konfliktohet me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit, kundërshton me dhunë policinë por vihet nën pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

D.K., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ka shkuar në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor.

Pas marrjes së njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here