Google search engine
Home Aktualitet I njohur si ‘i forti’ i “Myslym Shyrit”, kush është miku i...

I njohur si ‘i forti’ i “Myslym Shyrit”, kush është miku i Shullazit që ekzekutoi para shtëpisë Arben Bilalin (PROFILI I PLOTË+FOTO)

0
416

Gjergj Cukali, personi që u arrestua ditën e sotme për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, është një emër mjaft i njohur për policinë e shtetit.

Cukali njihet si një nga të fortët e rrugës “Myslym Shyri” dhe si miku i ngushtë i Emiljano Shullazit, kreu i bandës Shullazi.

40-vjeçari mësohet të jetë dënuar më parë për trafik droge dhe rrëmbim personi.

Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me 10 vite burg për rrëmbimin e Fatjon Demirlikës në vitin 2004, për 100 mijë euro.

Më 20 gusht 2012, Cukali u arrestua nga Policia E Tiranës, pasi u kap me një pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

Ndërsa në muajin korrik të vitit 2016, policia shkatërroi grupin e Gjergj Cukalit, që merrej me shpërndarjen e drogërave të forta në kryeqytet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here