Gjykata e Tiranës shpalli fajtor ish-gjyqtarin Admir Thanza, duke e dënuar me 9 muaj burg për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Dënimi u konvertua në shërbim prove për 18 muaj, ndërsa gjatë seancës Thanza kërkoi pafajësi.
Ish-gjyqtari e konsideroi të pabazuar në ligj akuzën e ngritur, teksa argumentonte se vendimi i gjykatës italiane nuk është vendim dënimi.
Në fund të shqyrtimit gjyqësor Gjykata e Tiranës vlerësoi se akuza është vërtetuar tek çdo dyshimi dhe për këtë shpalli të fajshëm Thanzën.