Google search engine
Home Aktualitet Foto/ Nesër çelet zyrtarisht fushata elektorale, PS publikon sloganin e fushatës! Ka...

Foto/ Nesër çelet zyrtarisht fushata elektorale, PS publikon sloganin e fushatës! Ka një mesazh të pastër për opozitën me ngjyrë blu?

0
491

Teksa ditën e nesërme më 1 qershor, Partia Socialiste çel fushatën elektorale, ditën e sotme ka bërë publik edhe sloganin.

“Bashkia që duam për Shqipërinë që duam 30 qershor”, shkruhet në slogan.

Nëpërmjet tij, PS duket se i ka përcjellë një mesazh të pastër opozitës, se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Madje 30 qershori është shkruar me ngjyrë blu, siç është edhe ngjyra simbol e Partisë Demokratike.

Kjo gjë është bërë në mënyrë të përsëritur nëpërmjet deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili shprehet prerazi se zgjedhjet nuk do të shtyhen.

Nga ana tjerr Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, qysh prej djegies së mandateve të deputetëve, kanë nisur rrugën e protestave, ndërkohë që kërkojnë largimin e Kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here