Basha ashpërson gjuhën: Oligarkëve do u konfiskojmë çdo qindarkë, Rama e ka vendin në burg, asnjë kthim pas nga beteja jonë

0
351

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar edhe ditën e djeshme takimet me qytetarët, duke e ndalur turin e tij në qytetin e Kurbinit, në kuadër të takimeve me qytetarët dhe ftesat për pjesëmarrje në protestën e radhës të thirrur nga opozita. Në Kurbin, Basha është pritur nga qindra simpatizantë, të cilët mes ovacionit dhe me flamuj në duar e kanë takuar atë. Gjatë fjalës së tij në këtë takimi, kryedemokrati fillimisht ka komentuar debatin për projektin Milot-Balldre, duke e konsideruar këtë investim të qeverisë si një aferë korruptive. “Nuk mund të jetojmë me dhunimin, me korrupsionin me vjedhjet për të pasuruar një hajdut me nam e me vulë. Vetëm pak km prej këtej po planifikohet një hajdutëri që ja kalon edhe hajnisë kriminale tek Unaza e Re. Tani Milot-Balldren 260 milion euro për 17 km. Hajdut i tillë nuk ka njohur Europa”, deklaroi ai. Më tej, Basha ka vijuar me akuzat ndaj mazhorancës, teksa për një moment ka ashpërsuar edhe tonet, ku është betuar në Kishën e Laçit se kryeministri Rama, ministrja Balluku dhe ish-ministri Damian Gjiknuri do të përfundojnë në burg për aksin e rrugës Milot-Balldren. Madje, një paralajmërim kryedemokrati kishte dhe për kompaninë investitore si dhe për bankat. “Tani dua ti them ANK-së dhe atyre që fshihen pas ANK-së, çdo banke shqiptare; mos guxo një lopatë të vetme dheu sepse dheu do e mbulojë turpin e kësaj afere korruptive. Kjo kontratë do varroset, Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri do shkojnë para drejtësisë. Zotohem para kurbinasve, para Kishës së Laçit se nuk keni shans të vidhni shqiptarët. Me këtë kontratë krimi ju presion hekurat, po kurrsesi hajdutëria rekord e rrugës Milot-Balldren”, u shpreh ai. Po ashtu, Basha ftoi qytetarët kurbinas në protestën kombëtare të opozitës së bashkuar, duke iu kujtuar atyre se beteja me të keqen do të jetë burimi i forcës për çdo qytetar shqiptar. “Punësimi është kryefjala e PD dhe kjo do të jetë e mira e prekshme e çdo shqiptari që do të fitojë nga kjo betejë. Por miqtë e ia, në fillim duhet të përmbushet beteja. Në këto katër muaj dhe falë jush dhe sakrificës suaj jemi më afër se kurrë fitores së përmasave popullore për çdo shqiptar dhe çdo shqiptare. E keqja nuk ka mbaruar, por ajo vijon ta testojë gatishmërinë tonë. E sa kohë e keqja qëndron në këmbë, në këmbë do të jemi edhe ne, të qartë dhe të prerë deri në fund: Rama Ik! Të gjithë bashkë të dielën në orën 19:00”, nënvizoi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here