Google search engine
Home Aktualitet 30 qershori/ KQZ i refuzoi një javë më parë, PD dhe LSI...

30 qershori/ KQZ i refuzoi një javë më parë, PD dhe LSI bëjnë lëvizjen e menjëhershme

0
362

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dorëzuar sot listat me komisionerë pranë KZAZ-ve, por janë refuzuar.

Mësohet se opozita ka dorëzuar listat me komisionerët e tyre pranë KZAZ-ve në Shkodër dhe Gjirokastër, por nuk janë pranuar, pasi nuk janë subjekt zgjedhor.

Sakaq, një javë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi listat e opozitës për komisionerë. Sipas KQZ subjektet që nuk janë pjesë e garës zgjedhore nuk mund të kenë komisionerë.

Ndërkohë, pas kësaj, PD dhe LSI ankimuan vendimin e KQZ pranë Kolegjit Zgjedhor. Ndërsa sot, mësohet se ata kanë dorëzuar listat me komisionerët e tyre, por kanë marrë sërish refuzim.

Theksojmë se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet që priten të bëhen më 30 qershor. Nga ana tjetër ata janë shprehur se nuk do të lejojnë që të bëhen zgjedhje pa opozitën, duke i cilësuar ato si false.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here